Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas vrasjes së Astrit Kalasë, Gjykata e Lartë thërret në mbledhje urgjente të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë
Pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja, Gjykata e Lartë ka thirrur një mbledhje urgjente me të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë. Gjyqtarët, në këtë takim janë thirrur nga kryetari i Gjykatës së Lartë për një mbledhje urgjente të enjten në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Njoftimi i Gjykatës së Lartë: Ngjarja e rëndë dhe e dhimbshme e ndodhur së fundmi, që tronditi thellë sistemin gjyqësor dhe opinionin publik, ka nxjerrë në pah gjendjen e brishtë të sigurisë, por edhe rëndësinë e respektit që duhet të shoqërojë ushtrimin e funksionit gjyqësor. Pas dakordësisë së shprehur nga të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe pas takimit të zhvilluar me zëvendëskryetarët e të gjitha gjykatave të vendit, është autorizuar Kryetari...