Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ansu Fati bën histori në Francë, thyen rekordin që datonte prej vitit të largët 1948
7 Tetor 2025 14:26 Alfred Lleshi Ansu Fati po përjeton një rilindje të vërtetë në Francë. Sulmuesi spanjoll, i huazuar nga Barcelona te Monaco pas rinovimit deri në vitin 2028, ka shpërthyer në Ligue 1 me fillim sezoni spektakolar. Me 5 gola në vetëm 3 ndeshje, ai e arrin këtë kuotë shënimi më shpejtë se gjithkush tjetër në kampionatin francez pas më shumë se 7 dekadash. Në total, Fati ka realizuar 5 gola në 126 minuta lojë, duke thyer rekordin historik të Johan Audel (137 minuta, Valenciennes – 2007). Kjo do të thotë një mesatare e pabesueshme prej 1.67 golash për ndeshje, shenjë e qartë e formës së tij fantastike. Së shpejti 23 vjeç më 31 tetor, Fati po tregon se lëndimet e së kaluarës...