Masakra tek Apeli/ E firmosi Rama 5 vite më parë, si ndryshoi me VKM sistemi i sigurisë në Gjykata

Masakra tek Apeli/ E firmosi Rama 5 vite më parë, si ndryshoi me VKM sistemi i sigurisë në Gjykata

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja në detyrë ka vënë në pikëpyetje sigurinë në gjykatat dhe prokuroritë e vendit. Kriteret dhe procedurat për garantimin e rregullit dhe të sigurisë në gjykata dhe prokurori janë ndryshuar me vendim të Këshillit të Ministrave më datë 10 korrik 2020. Vendimi i firmosur nga kryeministri Edi Rama 5 vite më parë, përcakton se çdo gjykatë dhe prokurori duhet të hartojë politika të brendshme për sigurinë dhe të zbatojë masa konkrete për kontrollin e hyrjeve, përdorimin e pajisjeve të sigurisë dhe ruajtjen e dokumentacionit. Në vendimin e qeverisë termi ‘punonjës sigurie’ nënkupton punonjësit e ngarkuar për të garantuar rendin dhe sigurinë në gjykata e prokurori. Ndërsa siguria e ambienteve nënkupton ndalimin e hyrjes së paligjshme, sjelljes së eksploziveve të armëve ose...