Barella: Jemi si një familje tek Interi, si askund tjetër spikat ndjenja e përkatësisë

Barella: Jemi si një familje tek Interi, si askund tjetër spikat ndjenja e përkatësisë

7 Tetor 2025 13:49 Alfred Lleshi Në një intervistë për “Wheel Talk” të “Inter TV”, Nicolò Barella dhe kapiteni Lautaro Martínez folën për lidhjen e tyre me klubin dhe jetën personale. Mesfushori sard u ndal te ndjenja e përkatësisë që e karakterizon ambientin zikaltër: “Është një koncept që e kam përjetuar shumë nga afër tek Interi. Të gjithë ne themi shpesh se Interi është një familje, në çdo familje ka përkatësi”. Barella kujtoi se këtë ndjenjë ia transmetuan lojtarët më të vjetër kur mbërriti në klub: “Kur erdha, ma përcollën ‘të vjetrit’, që ishin prej shumë kohësh këtu, dhe tani përpiqemi ta bëjmë ne me të rinjtë që vijnë. Edhe tifozët e përcjellin gjithmonë këtë ndjesi, në stadium apo në qytet. Mendoj se është një...