Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            Kombëtarja U-21 / Ledjo Tresa humbet ndeshjen me San Marinon për arsye dëmtimi
                            Kombëtarja U-21 ka nisur të hënën përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet më 10 tetor, në “Air Albania”, në orën 17:00. Në këtë grumbullim, trajneri Alban Bushi nuk do ta ketë në dispozicion futbollistin e Laçit, Ledjo Tresën, për arsye dëmtimi. Pjesa tjetër e grupit është bashkuar me skuadrën dhe po përgatitet për takimin e ditës së premte. Trajneri Bushi ka vendosur që lista përfundimtare për këtë sfidë të jetë me 20 futbollistë dhe nuk do të ftojë lojtar tjetër për të zëvendësuar Ledjo Tresën.