Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Shkrim prekës nga Mero Baze: Ikja e Nënës
Nga Mero Baze Kur isha në klasë të gjashtë më thanë se nëna do të vdesi. Ajo kishte dy javë shtruar në spital dhe nuk po e shëronin dot.Nuk kishte ndodhur ende ndonjë vdekje në familjen tonë dhe unë nuk isha shumë i qartë se çfarë ishte vdekja e lajmëruar e nënës.Sapo mbaroi mësimi tek shkolla buzë rrugës, unë pash një makinë portabël nga ato që ngarkonin zhavor, dhe hipa sipër. Spitali ishte në një fushë në periferi të qytetit, rreth gjysëm ore me këmbë nga aty ku më la makina.Arrita rreth orës 4 mbasdite në spital, në një ftohtë të hidhur dhjetori, kur nata po afrohej.Mjekja roje më pa e çuditur për orarin dhe më pyeti se kë kërkon.-Maman, -i thashë. Eshtë sëmurë dhe...