Mikela Pupa reagon pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Pashë vajzën time dhe ndjeva keqardhje ta rris në këtë vend!

Mikela Pupa reagon pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Pashë vajzën time dhe ndjeva keqardhje ta rris në këtë vend!

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Mikela Pupa, ka reaguar në rrjete sociale pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik në Shqipëri, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me katër plumba pas një seance gjyqësore për një çështje pronësie. Në një postim emocional, Mikela tregoi se ndodhej në trafik në momentin kur pa një autokolonë policore dhe ambulanca që po lëviznin me urgjencë drejt vendngjarjes. Fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një aksident, por më vonë mësoi nga rrjetet sociale për atentatin ndaj gjyqtarit. Postimi i plotë i Mikelës: “Sot si çdo ditë tjetër, isha në rrugët e Tiranës, në kulmin e trafikut, mes zhurmës së borive që biën sapo hapet semafori, duke u munduar të mbaja korsinë time, edhe...