Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sonte, qielli dhuron spektakël/ Superhëna më e madhe e vitit 2025
Ata që do të ngrenë sytë nga qielli këtë mbrëmje do të kenë fatin të shijojnë një pamje mahnitëse. Sonte ndodh superhëna e parë e vitit dhe njëkohësisht më e madhja dhe më e ndritshmja për vitin 2025. Kjo ndodh sepse Hëna ndodhet në pikën më të afërt të orbitës së saj me Tokën. Çfarë është një superhënë? Orbita e Hënës rreth Tokës nuk është rrethore, por eliptike, që do të thotë se distanca mes tyre ndryshon gjatë vitit. Kur Hëna e plotë përkon me pikën më të afërt të orbitës së saj, të quajtur perigje, ose kur është deri në 90% afër asaj pike, atëherë kemi atë që quhet “superhënë”. Ky term u përdor për herë të parë në vitin 1979 nga astrologu Richard...