Trajektorja e pazakontë e mbrojtësit të Bologna, përfundoi te dentisti për trajtimin e dëmtimit në kofshë

Trajektorja e pazakontë e mbrojtësit të Bologna, përfundoi te dentisti për trajtimin e dëmtimit në kofshë

7 Tetor 2025 9:54 Alfred Lleshi Emil Holm po përpiqet të rikuperojë formën pas dëmtimeve muskulare, që e kanë ndjekur gjatë karrierës. Mbrojtësi i Bologna, 25 vjeç, rrëfeu se ka ndjekur një metodë të pazakontë, heqjen e një dhëmballe të pjekurisë me shpresë se kjo do ta ndihmonte në kapërcimin e dëmtimit të fleksorëve. Holm tha: “Më hoqën dhëmballën e pjekurisë kur pata tërheqje muskulare. Doktori tha se kështu nuk do të kem më dëmtime muskulare. Të shpresojmë të funksionojë”. Ai shpjegoi lidhjen mes dhëmbit dhe trupit. Më konkretisht, dhëmballa e pjekurisë mund të ndikojë tensionet në nofull, çka reflektohet në trup. Mbrojtësi pranoi se kishte frikë nga dentisti: “E urrej dentistin, shiringat, gjakun… Ishin 40 minuta paniku, por e dashura ime më mbështeti”. Kjo...