Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata e Apelit ul flamurin në gjysmështizë, sallat mbeten bosh

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata e Apelit ul flamurin në gjysmështizë, sallat mbeten bosh

Sot 7 tetor 2025 janë pezulluar të gjitha gjyqet që ishin planifikuar të mbaheshin në Gjykatën e Apelit. Ky vendim vjen një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallë e gjyqit, teksa po jepte verdiktin për një çështje pronësie. Vrasja: Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor. Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë e bir. Kalaja u shoqërua...