Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngjarja mund të ishte parandaluar? Detektori metalik prej një muaji jashtë funksionit, si e kaloi a*mën në sallë autori
Autori i vrasjes së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, u fut në ambientet e sallës së gjyqit me armën me vete, e cila nuk u pikas as nga detektori metalik, dhe as nga kontrolli fizik. Kjo pasi një muaji detektori metalik pranë gjykatës i cili bën kontrollin për armë të forta apo zjarri, nuk punonte. Ky ishte një informacion që ishte i njohur edhe për publikun, teksa kontrolli bëhet fizik nga dy oficerët e sigurisë në këtë Gjykatë. Por si arriti autori 30-vjeçar të fuste armën brenda Gjykatës dhe të vriste në mes të sallës gjyqtarin, kjo mbetet ende mister dhe po hetohet nga policia.