Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjeoekonomia/ Shqipëria më e ndërlidhura me BE në rajon, por ka sfida
Ekonomia e Shqipërisë ka lidhjet më të forta me BE-në se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor sipas Indeksit të Ndërlidhjes Gjeoekonomike të publikuar nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare. Studimi vlerëson se Shqipëria ka lidhjet më të forta me BE-në krahasuar me shumicën e vendeve të tjera si, Bosnja, Serbia Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi – ndërsa për Kosovën mungonin të dhëna të sakta. Gjithashtu raporti thekson se Kina ka forcuar lidhjet tregtare me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit. Për shembull, në vitin 2023, për Shqipërinë, Kina ishte ndër shtetet me rritjen më të lartë të tregtisë. Nga këndvështrimi i Shqipërisë, kjo paraqet një sfidë, pasi duhet ruajtur thellësia e lidhjeve me BE-në për të mos u ndikuar nga strategjitë...