Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas disfatës së rëndë ndaj Seviljes, trajneri Flik nis “katharsis” brenda Barcelonës
Adriatik BALLA Barcelona po kalon një moment të keq, me dy humbje që dhembin shumë, një në Champions League e tjetra në La Liga spanjolle, e para kundër Paris San Zhermenit e tjetra kundër Seviljes. Thënë ndryshe, me ekipin blaugrana gjërat nuk duken mirë dhe klubit i duhet të marrë masa e të bëjë kthesë sa nuk është vonë. Referuar analizës së mediave sportive spanjolle, Barcelona pësoi një humbje të rëndë ndaj Seviljes pak para pushimit ndërkombëtar, duke u mundur 4-1 në “Ramon Sançez Pizjuan”. Jo vetëm që humbi vendin e parë në tabelë, por mënyra se si erdhi kjo humbje hapi një sërë pyetjesh për trajnerin Hansi Flik. Trajneri gjerman pa skuadrën e tij të vuante ndjeshëm në pjesën e parë, dhe katalanasit patën...