Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Julian Shehu: Shkojmë në Lesvkovc për të marrë maksimumin, në Kombëtare do të vazhdoj të jap më të mirën time
Adriatik BALLA Kombëtarja pret që të marrë pikë maksimale përballë Serbisë, në transfertën e vështirë të Leskovacit, ndërkohë që në konferencën e djeshme për shtyp doli edhe mesfushori Julian Shehu, për të dhënë mendimet e tij për këtë sfidë vendimtare në grupin K eliminator për Botërorin 2026. Shehu po kalon një periudhë fantastike në Poloni, me ekipin e tij, ku ka shënuar gola dhe dhënë asiste dhe është përzgjedhur si një nga më të mirët me performancën e tij. Në Kombëtare ai është shndërruar në një lojtar stabil në formacion dhe ka qenë vetë trajneri Silvinjo që në mënyrë të përsëritur është shprehur se Shehu e bën punën mirë, përshtatet dhe i zbaton si duhet detyrat në fushën e lojës. Pra Shehu ka fituar vetëbesim...