Vrau me armë në sallën e gjyqit Astrit Kalanë, dërgohen në Drejtorinë e Policisë Tiranë Elvis Shkambi dhe xhaxhai

Vrau me armë në sallën e gjyqit Astrit Kalanë, dërgohen në Drejtorinë e Policisë Tiranë Elvis Shkambi dhe xhaxhai

Elvis Shkambi së bashku me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, janë dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas ngjarjes së rëndë ditën e sotme në Gjykatën e Apelit, ku Elvis Shkambi vrau me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja. Kujtojmë se Elvis Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin pas përfundimit të seancës gjyqësore për një pronë në Shkodër, në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit. Mësohet se pasi gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij  Gjon Shkambi, i cili ishte i pranishëm në seancë, Elvisi nxori armën dhe qëlloi me 3 plumba në gjoks ndaj gjyqtarit dhe plagosi gjithashtu babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces me të cilët Shkambi ishte në gjyq. Babë e bir...