DETAJET – Çfarë ndodhi brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, si i qëllua gjyqtari shkodran Astrit Kalaja…

DETAJET – Çfarë ndodhi brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, si i qëllua gjyqtari shkodran Astrit Kalaja…

Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja tronditëse që ndodhi brenda një salle gjyqi në Gjykatën e Apelit në Tiranë ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit. Raportohet se autori i identifikuar tashmë si shtetasi Elvis Shkambi ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në një çështje pronësie që ishte duke relatuar nga gjyqtari Astrit Kalaja, i cili ndërroi jetë vetëm disa çaste pas të shtënave, teksa ishte rrugës për në Spitalin e Traumës. Mësohet se gjyqtari Kalaja ka qenë duke shqyrtuar një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në Qarkun e Shkodrës. Familja e Elvis Shkambit pretendonte pronësinë e ish-shkollës së Rezervave në kryeqendrën e Veriut, ndërsa palë kundërshtare ishin Rakip dhe Ervis Kurtaj. Në...