Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Dy lojtarë të Serbisë tërhiqen nga sfida me Shqipërinë
Shqipëria merr lajme të mira nga rivali i ditës së shtunë Serbia. Kjo lidhet me mungesat e fundit të njoftuara nga mediat sportive se titullarët Vanja Milinkoviç-Saviç dhe Ivan Iliç janë detyruar të tërhiqen nga skuadra e Serbisë për shkak të lëndimeve. Nëse këto lajme janë të mira për Shqipërinë e kundeerta ngjet me skuadrën serbe përpara ndeshjeve të tyre të dyfishtë kundër Shqipërisë dhe Andorrës në kualifikueset e Kupës së Botës në Grupin K. Kështu trajneri Dragan Stojkoviç ndërsa ka ftuar dy lojtarë të tjerë do të jetë pa dy lojtarë kyç: Vanja Milinkoviç-Saviç dhe Ivan Iliç. Portieri i Napolit dhe mesfushori i Torinos po përjetojnë probleme fizike ndërsa koha e mundshme e rikuperimit pritet të vijë para ndeshjeve të Serie A në program...