Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon ministri i Drejtësisë: Të ashpërsojmë dënimin për armëmbajtjen pa leje
Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë ditën e sotme. Lamallari u shpreh se sulmi vdekjeprurës me armë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja është sulm ndaj çdo shërbyesi të së drejtës, institucioneve dhe shoqërisë shqiptare. Reagim i ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari: Sulmi vdekjeprurës me armë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja është sulm ndaj çdo shërbyesi të së drejtës, institucioneve dhe shoqërisë shqiptare. Ky akt i rëndë kriminal duhet dënuar me të gjithë forcën e ligjit dhe siguria e jetës dhe integritetit fizik të njerëzve të drejtësisë është një vijë e kuqe që askush nuk duhet ta kalojë e që shteti do ta mbrojë me...