Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Berisha dënon vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri ditën e sotme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit. Berisha ka dënuar aktin e rëndë dhe ka kërkuar dënim të rreptë për autorin. Autor i dyshuar i ngjarjes është Elvis Shëmbi, 30 vjeç, i cili qëlloi ndaj gjyqtarit në momentin që ky i fundit po lexonte vendimin. Të plagosur mbetën edhe Ervis dhe Rakip Kurtaj, palë në procesin gjyqësor. Berisha: Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja. Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri sallen e gjyqit, në detyrë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe. Duke...