Vr’asja e gjyqtarit/ Rama reagon për krimin që tronditi vendin: Ashpërsim i Kodit Penal për armëmbajtjen pa leje

Vr’asja e gjyqtarit/ Rama reagon për krimin që tronditi vendin: Ashpërsim i Kodit Penal për armëmbajtjen pa leje

Reagon kryeministri Edi Rama në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot vendin, ku një i ri vrau në sallën e gjyqit gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosi dy qytetarë.  REAGIMI Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe  Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit. Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit! Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra...