Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Prezenca e OSBE: Të tronditur! Sulm ndaj shtetit të së drejtës

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Prezenca e OSBE: Të tronditur! Sulm ndaj shtetit të së drejtës

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe plagosjes së dy personave të tjerë. Përmes një njoftimi për mediat, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shkruan se janë thellësisht të tronditur lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Duke dënuar me forcë këtë akt të dhunshëm, Prezenca e OSBE-së shkruan se sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike. Teksa mbështet përpjekjet për më shumë siguri dhe pavarësi të sistemit gjyqësor, Prezenca e OSBE-së kërkon hetim të shpejtë dhe të pavarur të ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme. Reagimi i Prezencës së OSBE: Jemi thellësisht të tronditur dhe të...