Vrasja e gjykatësit, reagon Gjiknuri: Këmbanë alarmi për masat e sigurisë, ndëshkim maksimal autorit

Vrasja e gjykatësit, reagon Gjiknuri: Këmbanë alarmi për masat e sigurisë, ndëshkim maksimal autorit

Një ngjarje të rëndë e ka konsideruar deputeti i PS, Damian Gjiknuri vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit. “Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në mjediset e Gjykatës së Apelit në Tiranë është një ngjarje tejet e rëndë dhe e trishtueshme. Gjej rastin të inkurajoj organet e drejtësisë të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe të japin dënimin e merituar për autorin. Një akt i tillë kriminal meriton ndëshkim maksimal nga organet ligjzbatuese. Kjo duhet të na shërbejë gjithashtu si këmbanë alarmi për të marrë të gjitha hapat e duhur që të shtohen masat e sigurisë në gjykata për shmangur përsëritjen e të tilla ngjarjeve tragjike në të ardhmen. Ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të tyre...