Sapo ishte bërë gjysh/ U vra sot në sallën e gjyqit, ja kush është gjyqtari Astrit Kalaja, baba i tre fëmijëve

Sapo ishte bërë gjysh/ U vra sot në sallën e gjyqit, ja kush është gjyqtari Astrit Kalaja, baba i tre fëmijëve

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur sot Shqipërinë. Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit, teksa ndodhej në krye të detyrës. Vrasja brenda mureve të drejtësisë ka shkaktuar tronditje të thellë dhe reagime të shumta në mbarë vendin, duke ngritur pyetje të rënda mbi sigurinë dhe autoritetin e institucioneve të drejtësisë. Astrit Kalaja lindi në Shkodër, 62 vite më parë. Ai ishte një emër i njohur në sistemin gjyqësor shqiptar, me një karrierë të gjatë e të respektuar. Ishte baba i tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë dhe bashkëshort i një arsimtareje. Kalaja ishte bërë gjysh vetëm pak kohë më parë. 62-vjeçari shërbente si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ai kishte kaluar me...