Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Stojkovic shokon tifozët e Serbisë me deklaratën, nuk do të jenë 6500 tifozë kundër Shqipërisë
Stojkovic ka dalë sot në konferencën për shtyp teksa ka folur për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Tekniku i Serbisë është ndalur gjatë te ky takim, teksa ka konfirmuar edhe disa dëmtime dhe mungesa që vështirësojnë situatën e Kombëtares së tij. Por pjesa më e rëndësishme e konferencës lidhej me kapacitetin e stadiumit të Leskovcit. Serbia e kaloi ndeshjen nga Beogradi në Leskovc, në mënyrë që të kontrollojë më mirë stadiumin dhe të mos ketë trazira që do të favorizonin Shqipërinë, ndoshta për një tjetër fitore në tavolinë. Problemi qëndron se pas dënimit nga FIFA me 20% të ulëseve më pak, pra të tifozëve që duhej të mungonin kundër Shqipërisë, numri i tifozëve që duhej të ishte prezent në atë takim ishte 6500 tifozë.?Kështu qarkulloi...