Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Sulm me armë në Gjykatën e Apelit, shënjestra gjyqtari Astrit Kalaja
Ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja. Ai është qëlluar me armë në sallën e gjyqit nga një person, i cili është arrestuar nga policia pak pas ngjarjes. Autori është identifikuar si shtetasi Gjon Shkëmbi. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur dy persona të tjerë. Dy të plagosurit e tjerë mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është arrestuar dhe arma i është sekuestruar. Është e paqartë se si ka arritur të hyjë një person i armatosur brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, duke arritur të kalojë kontrollet e sigurisë dhe skanerin elektronik për armë. Forca të shumta të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.