Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona përgatit huazimin e parë për merkaton e janarit, destinacioni i ri do të jetë Dortmund
6 Tetor 2025 16:35 Telesport Roony Bardghji nuk ka arritur dot të fitojë një vend në formacionin titullar të Barcelonës dhe deri tani ka luajtur 138 minuta në total. Për të mos penguar zhvillimin dhe rritjen e tij si lojtar, Barcelona po mendon huazimin diku tjetër të 19-vjeçarit suedez gjatë merkatos së janarit. Me shumë mundësi destinacioni i ri i Roony Bardghji pritet të jetë Borussia Dortmund, që ka shfaqur interes konkret për djaloshin suedez. Tashmë dihet që Dortmundi është një ekip që iu jep shumë hapësira të rinjve, përvoja që do të fitojë Bardghji në Bundesligë mund ta ndihmojë shumë për të fituar një vend titullari në të ardhmen e afërt te Barcelona. Kujtojmë që sulmuesi anësor u transferua gjatë merkatos së verës nga...