Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona gjen pasuesin e Lewandowski-t dhe nuk është asnjë nga emrat “big”
6 Tetor 2025 17:12 Telesport Tashmë nuk është më sekret, Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Me shumë mundësi e ardhmja e polakut do të jetë në Arabinë Saudite. Drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë disa alternativa, ku njëri mes tyre do të jetë sulmuesi i ri i katalanasve për sezonin e ardhshëm dhe pasuesi i Lewandowski-t. Pavarësisht se janë përmendur shumë emra “big”, Barcelona po shikon për një alternativë me kosto të ulët. “Sport” raporton se objektivi kryesor i katalanasve është zbulimi i këtij sezoni në La Liga, Karl Etta Eyong, sulmuesi i Levante-s. 21-vjeçari ka luajtur tetë ndeshje këtë sezon, në të cilat ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë tre asiste. Kosto e operacionit mund të jetë...