28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës së sotme, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 23 persona. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mes të lënduarve janë 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë. Aktualisht, në urgjencën e Spitalit të Traumës po merr trajtim një efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme. Gjendja e saj shëndetësore raportohet e mirë. Ndërkohë, nga 13 tetori e deri më tani, 14 persona vijojnë të jenë të shtruar në spital dhe të marrin mjekim. Bëhet fjalë për pesë efektivë policie, katër protestues, katër kalimtarë...