Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fabio Cannavaro rikthehet në Kupën e Botës pas 20 vitesh, emërohet trajner i skuadrës së njohur
Ish-fituesi i Kupës së Botës 2006 me Italinë, Fabio Cannavaro, është emëruar trajner i Uzbekistanit përpara paraqitjes së parë të këtij vendi në finalet e Kupës së Botës në vitin 2026. Cannavaro, 52 vjeç, zëvendëson Timur Kapadze, i cili e udhëhoqi Uzbekistanin drejt kualifikimit pas largimit të Srecko Katanec për arsye shëndetësore. Uzbekistani siguroi vendin e tij në turneun e zgjeruar me 48 ekipe me vetëm një humbje në 15 ndeshje gjatë raundit kualifikues, duke përfunduar i dyti në Grupin A me 21 pikë. Ish-qendërmbrojtësi, i cili fitoi Kupën e Botës 2006 me Italinë dhe u paraqit 136 herë me të kaltrit, ka përvojë të mëparshme si trajner te Dinamo Zagreb, Udinese, Benevento, Al Nassr dhe klubet kineze Quanjian dhe Guangzhou Evergrande. Ai gjithashtu drejtoi...