Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Capello për Juve-Milan: Pjesa e parë ishte shumë e mërzitshme, ekipet u fishkëllyen me të drejtë
6 Tetor 2025 13:05 Alfred Lleshi Fabio Capello, në një intervistë për “Radio Anch’io Sport”, komentoi ndeshjet e fundjavës dhe nivelin aktual të futbollit italian: “Trajneri nuk futet në fushë, përgatit ndeshjet dhe lëvizjet, përpara portës shkojnë lojtarët. Cilësia e futbollit në Itali është ulur, nuk ka më lojtarë me nivel shumë të lartë”. Ai vlerësoi si përjashtim fitoren 4-0 të Bologna, ndërsa kritikoi Leaon, që “humbi dy gola të pabesueshëm” në Juve-Milan: “Ndeshja nuk ishte spektakolare. Pjesa e parë ishte shumë e mërzitshme, askush nuk guxoi të rrezikonte. Diçka më shumë u pa në pjesën e dytë, por nga dy ekipe të tilla pritej më shumë. Në fund u fishkëllyen me të drejtë”. Capello nënvizoi se nuk e kuptoi zëvendësimin e Conceição, duke shigjetuar...