9 fitore në 10 ndeshje, a ka hedhur themele titulli Real Madridi i Xabi Alonsos?

9 fitore në 10 ndeshje, a ka hedhur themele titulli Real Madridi i Xabi Alonsos?

6 Tetor 2025 13:14 Alfred Lleshi Real Madridi po e përballon me qetësi ndalesën e dytë të sezonit (kualifikueset e kombëtareve), pasi ka ruajtur ritmin si në La Liga, ashtu edhe në Champions League. Pas 10 ndeshjeve, skuadra e Xabi Alonsos numëron 9 fitore dhe një humbje, ajo e rënda 5-2 ndaj Atlético Madridit, që kishte vënë në dyshim fillimin e shkëlqyer. Reagimi ishte i menjëhershëm; fitorja 3-1 ndaj Villarrealit tregoi një Real Madridi më të fortë dhe më të vetëdijshëm krahasuar me një vit më parë. Merenguesit kryesojnë La Liga me dy pikë më shumë se Barcelona, që u mposht rëndë 4-1 në Sevilla, ndërsa në Champions ndodhet në vendin e dytë, vetëm një gol pas Bayernit. Dallimi më i madh krahasuar me sezonin...