“Ndeshje e fortë dhe me emocione”/ Laçi, në konferencë: E kemi në dorën tonë, ja si fitojmë kundër Serbisë

“Ndeshje e fortë dhe me emocione”/ Laçi, në konferencë: E kemi në dorën tonë, ja si fitojmë kundër Serbisë

Qazim Laçi ishte pjesë e konferencës për mediat dhe u shfaq krah Juljan Shehut. Mesfushori i Kombëtares tha se do të bëjnë maksiumin për 3 pikët dhe se çdo gjë është në dorën e tyre për fitoren. “Përshëndetje, ashtu siç e thatë dhe ju e thatë do të jetë ndeshje shumë e vështirë, vendimtare ashtu siç thonë të gjithë, siç tha Juljani jemi profesionistë, jemi mësuar me presionin, secili te ekipi i vet. Objektivi është të marrim 3 pikët, sepse është shumë e rëndësishme për ëndrrën në Botëror, kështu duhet ta përgatisim në mënyrën më të mirë për të marrë fitoren. Kur jemi me Kombëtaren duhet të japësh më shumë, e ke për detyrim se përfaqëson një komb, këto ndeshjet e fundit me ekipin por...