Laçi: Do të japim gjithçka, ndeshje e vështirë dhe vendimtare ndaj Serbisë

Laçi: Do të japim gjithçka, ndeshje e vështirë dhe vendimtare ndaj Serbisë

Kjo ndeshje e radhës e kombëtares shqiptare pritet të jetë një sfidë e vështirë dhe vendimtare për ëndrrën e kualifikimit në Botërorin 2026. Futbollistët kuqezinj e perceptojnë transfertën e Leskovacit kundër Serbisë si një test të madh profesionalizmi, ku qetësia, koncentrimi dhe detajet do të bëjnë diferencën. Objektivi i tyre është i qartë: të marrin 3 pikët dhe të afrohen më shumë me “play off”-in, si shansi i vetëm për kualifikim në Kupën e Botës. Qazim Laçi bëri prognozën e tij në konferencë për shtyp: Sa e vështirë është të ruash balancën emocionale me atë profesionale para Serbisë?Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, mund t’a them edhe vendimtare. Ne jemi profesionistë, jemi mësuar me preisonin. Objektivi janë 3 pikët. Ëndrra jonë për të...