Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Maresca: Çdo fitore në sekondën e fundit është e çmendur, tifozët na mbështetën deri në fund
6 Tetor 2025 9:28 Telesport Finalja e ndeshjes Chelsea-Liverpool (2-1) ishte e zjarrtë, me golin e fitores së “blues” që erdhi në kohën shtesë dhe festimet e çmendura të trajnerit Enzo Maresca. Arbitri e konsideroi të tepërt dhe e ndëshkoi për herë të dytë me karton të verdhë. “Çdo fitore në sekondën e fundit, kundër Liverpool apo kundër ekipeve të mëdha, mund të të japë diçka shtesë. Në 30 minutat e fundit, e gjithë turma po shtynte dhe po e jetonte ndeshjen”, tha Maresca. “Ne duam të krijojmë një atmosferë të pafavorshme për ekipin mysafir, në mënyrë që t’ju japim këmbët ose krahët për të vrapuar në minutat e fundit. Shpresojmë të mund të vazhdojmë ta krijojmë këtë atmosferë”, shtoi trajneri italian.