Conte: Jemi të parët por do të jetë një sezon i vështirë dhe sfidues për të ardhmen

Conte: Jemi të parët por do të jetë një sezon i vështirë dhe sfidues për të ardhmen

6 Tetor 2025 10:03 Telesport Napoili fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Genoa dhe rikthehet në krye të Serie A, por për trajnerin Antonio Conte ky sezon nuk ka për të qenë aspak i lehtë. “Jemi në një rrugë të panjohur, ndaj ky vit do të jetë më i vështiri për ne”, tha trajneri Conte. “Krahasuar me ekipet e tjera, që kanë luajtur në Champions League për vite me radhë, tani e gjejmë veten përballë një situate të re. Vitin e kaluar skuadra ishte shumë e kufizuar dhe me nëntë lojtarë të rinj duhet durim”, shtoi Conte. Më tej, trajneri i Napoli tha: “Disa prej tyre nuk janë ende gati, ata duhet të fillojnë dhe të futen në dinamika të caktuara. Jemi kampionët e Italisë dhe...