Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Van Dijk: Ky sezon do të jetë shumë i vështirë për Liverpool
6 Tetor 2025 8:26 Telesport Humbja 1-2 ndaj Chelsea është e treta radhazi për Liverpool, që duket se ka hyrë në një krizë. Tashmë “reds” nuk janë më në vendin e parë në Premier League. Kjo duket se është periudha më e vështirë me të cilën po përballet skuadra e Liverpool, që dominoi Premier League sezonin e kaluar. Mbrojtësi dhe kapiteni Virgil van Dijk nuk e fsheh zhgënjimin. “E kam thënë shumë herë se ky sezon do të jetë i vështirë për ne”, tha holandezi. “Nuk ka të bëjë vetëm me atë që ndodh në fushë, por edhe me atë që ndodh jashtë saj. Më parë fitonim ndeshjet në sekondat e fundit. Tani jemi në anën tjetër të gardhit“, tha Van Dijk.