Lojtari që erdhi me shumë bujë në radhët e Bajernit të Mynihut, mund të largohet Brenda verës 2026

Lojtari që erdhi me shumë bujë në radhët e Bajernit të Mynihut, mund të largohet Brenda verës 2026

Adriatik BALLA Sipas mediave gjermane, Rafael Guerreiro, i cili kishte ardhur me premtime ofensive dhe shumëllojshmëri, mund t’i thotë lamtumirë Bajern Munihut kur kontrata e tij të përfundojë në qershor 2026. Problemet fizike kanë pasur ndikim të madh për klubin, i cili nuk planifikon t’i ofrojë atij rinovim. Që nga ardhja e Vincent Kompani në krye të Bajernit, prania e Guerreiros ka qenë më shumë simbolike. Në këtë sezon, ai ka nisur rrallë ndeshje, madje edhe kur skuadra ka pasur mungesa në krahun e majtë. Historia e tij nuk ndihmon: lojtari portugez ka vuajtur nga disa dëmtime fizike. Së fundmi, ai pësoi një dëmtim në muskujt abdominalë gjatë ndeshjes kundër Hamburger SV, duke u larguar nga fusha dhjetë minuta pas hyrjes në lojë; ekzaminimet mjekësore...