Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Medon Berisha flet në Itali për duelin me Serbinë më 11 tetor: Na pret një ndeshje e madhe
Adriatik BALLA Shqipëria dhe Serbia do të përplasen më 11 tetor në Leskovc, në xhiron e radhës në grupin K eliminator për Botërorin 2026, një ndeshje vendimtare për renditjen e grupit dhe për objektivat e të dyja skuadrave në këtë edicion kualifikues. Ndërkohë, mesfushori kuqezi, Medon Berisha, ka folur pas ndeshjes Parma-Leçe, por edhe për sfidën që ai dhe përfaqësuesja kuqezi do të kenë më 11 tetor në Leskovc përballë Serbisë. Skuadra e tij dhe Ylber Ramadanit fitoi 0 me 1 në transfertën e sfidës së vlefshme për kampionatin italian. Berisha po bën mjaft mirë, ndërsa është kthyer në liderin e mesfushës së Leçes. Për më tepër, është gati për sfidën ndaj Serbisë, ndërsa më parë kishte reklamuar shqetësime. “Që në ndeshjen ndaj Bolonjës kemi...