Vranësira dhe rreshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe rreshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria do të përballet sot, më 6 tetor 2025, me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe. Ndërkohë, në Ultësirën Perëndimore, reshjet do të jenë më të përqendruara dhe me intensitet deri mesatar, në formë shtrëngatash të shoqëruara me shkarkesa elektrike, veçanërisht në disa qarqe. Pas mesditës, reshjet pritet të dobësohen dhe të humbasin territor, por në zonën qendrore ato do të vazhdojnë lokalisht me intensitet mesatar, përpara se të ndërpriten plotësisht gjatë orëve të mbrëmjes. Në relievet malore mbi 1,000 metra në veri dhe verilindje, priten reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 12...