Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë
Albulena Fazliu është mjeke dhe shqiptarja e vetme në një grup anijesh, të quajtura Global Sumud Flotilla, që po udhëton në Mesdhe për të dërguar ndihma humanitare për Gazën. Një pjesë e anijeve që arritën disa qindra milje detare nga bregu i Gazës u ndaluan nga ushtria izraelite dhe personat në to, mes tyre edhe politikanë të lartë, u ndaluan. Por përpjekja e këtyre aktivistëve për të arritur në Gaza nuk ka reshtur. “Izraeli, përveç se bombardon civilët, mes tyre edhe një numër të madh fëmijësh, po ashtu ndalon hyrjen e ndihmave në Palestinë. Kjo nismë përfshin një valë të parë anijesh, e cila kishte rreth 43 anije. Në këto anije jemi afërsisht 100 mjekë dhe gazetarë, në shenjë simbolike për mjekët dhe gazetarët të...