Zhegrova në stol, Bartesaghi nga minuta e parë, por jo Leao. Juventus-Milan, formacionet zyrtare

Zhegrova në stol, Bartesaghi nga minuta e parë, por jo Leao. Juventus-Milan, formacionet zyrtare

Juventus-Milan është sfida përmbyllëse e javës së gjashtë në Serie A. Kuqezinjtë e drejtuar nga Max Allegri vijnë nga një moment i mirë, pas 4 fitoreve rresht në kampionat. Në anën tjetër, bardhezinjtë e drejtuar nga Igor Tudor do kërkojnë të rikthehen te fitorja, pas dy barazimeve të fundit. Tudor nuk ka lënë shumë vend për surpriza me formacionin zyrtar, që është pikërisht ai që pritej. Edon Zhegrova sërish në stol, për fantazistin shqiptar pritet të ketë minuta në pjesën e dytë. Në anën tjetër, Allegri e nis nga minuta e parë Davide Bartesaghi, ndërsa Rafael Leao gjendet në stol, pasi portugezi ende nuk e ka marrë veten plotësisht nga dëmtimi. Juventus (3-4-2-1): Di Gregorio; Gatti, Rugani, Kelly; Kalulu, Locatelli, McKennie, Cambiaso; Conceicao, Yildiz; David...