Rasëll fiton në Singapor, McLaren kampion për konstruktorë

Rasëll fiton në Singapor, McLaren kampion për konstruktorë

Formula 1 ka hyrë në fazë vendimtare. Në ndalesën e radhës në Singapor britaniku i Mercedes, Xhorxh Rasëll fitoi Çmimin e Madh, i dyti sezonal dhe i pesti në karrierë. Nisur nga pozicioni i parë, piloti tepër i fortë anglez nuk u la asnjë shans rivalëve të tij, duke filluar me Maks Verstapen, i cili ishte përkrah tij në pjesën e jashtme të rreshtit të parë. Piloti i Red Bull e nisi me goma të buta, duke u përpjekur të merrte kryesimin dhe të vendoste ritmin e tij, mirpo holandezi dështoi në misionin e tij dhe më pas bëri mbrojtjen e vendit të dytë deri në vijën e finishit. Vendi i tretë dhe katërt, u fituan respektivisht Oskar Piastri dhe Lando Norris çka sollën dhe...