Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Sevilla i shkakton humbjen e parë Barcelonës, gola dhe spektakël nga andaluzianët (video)
Sevilla i shkakton humbjen e parë Barcelonës në këtë sezon të ri në La Liga, pas fitores 4-1 në “Ramón Sánchez Pizjuán”, në ndeshjen e javës së tetë. Në minutën e 12-të, Ronald Araujo ndërhyn në mënyrë të gabuar brenda zonës ndaj Isaac Romero, pas ekzekutimit të një goditjeje këndi. Arbitri jep penallti, katalanasit nuk janë aspak dakord me të. Alexis Sanchez, një ish-i katalanasve tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon vendasit në avantazh. Në minutën e 37-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Sevilla shënon golin e dytë. Renato Vargas asiston për Isaac Romero, ky i fundit dërgon topin në rrjetë. Në fund të shtesës së pjesës së parë, Barcelona ngushton shifrat me golin e Marcus Rashford. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Sevilla-n....