E nisi futbollin në moshën 60-vjeçare, Gëzim Jatagani sfidon Silvinjon në penallti: Të shohim kush fiton, Ziko i Brazilit apo i Shqipërisë

E nisi futbollin në moshën 60-vjeçare, Gëzim Jatagani sfidon Silvinjon në penallti: Të shohim kush fiton, Ziko i Brazilit apo i Shqipërisë

Gëzim Jatagani është një histori e rrallë në Shqipëri dhe që me siguri, nuk e ka një të dytë. Në moshën 72-vjeçare, fiziku i tij është për t’u admiruar, po aq sa edhe disiplina me pasionin me të cilin stërvitet rregullisht prej disa vitesh. Nëse gjithmonë kemi dëgjuar histori se një lojtar i caktuar e nisi futbollin në moshë 20-vjeçare dhe habiteshim se ishte shumë vonë, Jatagani tregon se koha përcaktohet nga vetë ne dhe se rregullat, janë bërë për t’u thyer. Ai e ka nisur stërvitjen në Berat në mënyrë të rregullt në moshën 60-vjeçare. Në një kronikë të gjatë në emisionin “Hotspot” në A2CNN me gazetarin Armend Pire, Jatagani ka rrëfyer gjithë historinë e tij të pazakontë, po ashtu si edhe lëvizjet dhe...