“Më kërkoi Liverpool, por zgjodha Man. United dhe nuk pendohem”

“Më kërkoi Liverpool, por zgjodha Man. United dhe nuk pendohem”

5 Tetor 2025 17:46 Telesport Braziliani Antony, tashmë lojtar i Betis, i është rikthyer edhe njëherë kohës së tij te Manchester United. Anësori ka zbuluar se ishte shumë pranë transferimit te Liverpool, por në fund zgjodhi “Djajtë e Kuq” dhe nuk është bërë pishman për vendimin e tij. “Përpara se të nënshkruaja për United, po, isha afër nënshkrimit për Liverpool. Çdo gjë ka një ‘pse’ dhe nuk i shoh vetëm kohët negative që kam kaluar atje, sepse kam fituar edhe tituj dhe kam pasur përvoja të shkëlqyera. Pra, nuk pendohem. Jam një njeri që i pranon përgjegjësitë e mia. Mendoj se çështjet jashtë fushës më ndikuan shumë, në performancën time. Nëse shkova tek United, ishte sepse Zoti donte që unë të isha atje, të mësoja...