Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern gjen zëvendësuesin ideal të Neuer, luan në Serie A dhe tani është në “ofertë”
5 Tetor 2025 18:05 Telesport Mike Maignan pritet të largohet nga Milan gjatë merkatos së janarit, duke qenë se palët nuk po përparojnë në bisedimet për rinovimin e kontratës dhe për të shmangur largimin falas në verë, klubi kuqezi do presë oferta në janar. Përveç Chelsea-s, që dihet tashmë për interesin e vazhdueshëm ndaj portierit francez, në garë për të është edhe Bayern. Bavarezët e shohin Maignan si zëvendësuesin ideal të Manuel Neuer, kontrata e të cilit me klubin gjerman skadon në qershor të këtij viti. Duke qenë se Maignan konsiderohet si një nga portierët më të mirë aktualisht në botë dhe mbi të gjitha ka një çmim të lirë, 15-20 milionë euro, Bayern e sheh atë si njeriun e duhur për portën e tyre.