Tentoi tu ikte ‘Shqiponjave’, ky është 31-vjeçari që përplasi 9 makina dhe plagosi 2 persona (Foto)

Tentoi tu ikte ‘Shqiponjave’, ky është 31-vjeçari që përplasi 9 makina dhe plagosi 2 persona (Foto)

Ky është Imer Krrashi, 31-vjeçari me precedentë penalë që përplasi 9 makina tek Liqeni i Thatë, në tentativë arratisje nga policia. Sipas policisë, në rrugë operative kishte marrë njoftim që një automjet po lëvizte në unazë, në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i automjetit mund të ishte i armatosur. “Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri. Pas ndalimit të automjetit të dyshuar, shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur drejtuesit të automjetit se ndaj tij dhe automjetit do të ushtrohej kontroll. Në momentin që drejtuesi i automjetit është njohur me urdhrin e Policisë, ka refuzuar urdhrin për...