Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Digjet” stadiumi, Serbia në kaos përpara ndeshjes me Shqipërinë
Këto pamje janë regjistruar në stadiumin e Beogradit, vetëm 6 ditë përpara sfidës vendimtare Serbi-Shqipëri. Ndeshja mes Partizanit dhe Vojvodinës ka zgjatur 162 minuta, sepse u ndërpre disa herë për shkak të kaosit që shkaktuan tifozët në stadium. Mjafton kaq për të kuptuar se në çfarë presioni dhe vështirësie është duke e përgatitur Federata Serbe ndeshjen delikate kundër Kombëtares shqiptare më 11 tetor, ku ka bërë gjithmonë apel drejt tifozëve që të sillen në mënyrë të qytetëruar. Vështirësia për të menaxhuar turmat e ultrasve bëri që Serbia të marrë vendime drastike për spostimin e ndeshjes nga Beogradi në Leskovac dhe së fundmi në lidhje me biletat. Ato nuk do të dalin në shitje, por do t’u shpërndahen grupeve të caktuara dhe të menaxhuara nga federata....