Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Lirohet pika e bllokimit të mjeteve të konfiskuara në Vlorë, Koçiu: Plane zhvillimi nga pushteti vendor
                            Pas Shkodrës dhe Laçit, ka nisur puna për lirimin e një tjetër hapësire publike, në Vlorë. Hapësirat e përdorura prej vitesh si pika grumbullimi për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara, po kthehen një e nga një në shërbim të qytetarëve. Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu së bashku me ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, Kryeinspektoren e AAPSK-së Risena Xhaja, nënkryetarin e bashkisë Vlorë dhe drejtorin vendor të Policisë inspektoi hapësirën e zënë nga makinat në Vlorë e cila do të lirohet në funksion të shërbimeve komunitare. Bëhet fjalë për pikën në zonën e Nartës, një nga 24 pikat e bllokimit në të gjithë vendin që Policia e Shtetit përdor për të gjithë automjetet e konfiskuara dhe të sekuestruara. Koçiu tha se prej fillimit...