Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fluks në pikën kufitare të Qafë-Thanës, numër i lartë automjetesh drejt Maqedonisë së Veriut
Një numër i lartë automjetesh i janë drejtuar pikës kufitare të Qafë Thanës këtë fundjavë për të kaluar në pikën doganore të Maqedonisë së Veriut. Fluksi i lartë i automjeteve që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Maqedonisë ka shkaktuar vonesa në kalim, ndërsa udhëtarët raportojnë pritje për përpunimin e dokumentave. Autoritetet kufitare janë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, i cili pritet të mbetet i dendur gjatë gjithë fundjavës.